Shëndeti Mendor

CHAVORE (Albanian): Promovimi i Shëndetit Mendor dhe Mirëqenies së Fëmijëve të Vegjël

CHAVORE është një mësim i vetë-drejtuar që mbështet profesionistët e fëmijërisë së hershme në promovimin e shëndetit mendor dhe mirëqenies emocionale të fëmijëve të vegjël (0–6 vjeç), me një fokus të veçantë te fëmijët romë dhe fëmijët e tjerë në situata të cenueshme. E bazuar në Ndihmën e Parë Psikologjike dhe në praktika gjithëpërfshirëse e të ndjeshme ndaj kulturës, mësimi i vetë-drejtuar kombinon të nxënit reflektues me mjete praktike që mund të zbatohen drejtpërdrejt në punën e përditshme me fëmijët dhe familjet.


Ky kurs ofrohet në disa gjuhë, përfshirë: anglisht, shqip, kroatisht, hungarisht, sllovakisht dhe sllovenisht.

Regjistrohu. Është FALAS

Empty space, drag to resize
  • Çmimi

    Falas

  • Formati

    I vetë-drejtuar (self-paced)

  • Struktura

    7 Module

  • Gjuha(t)

     Anglisht, shqip, kroatisht, hungarisht, sllovakisht, sllovenisht

Write your awesome label here.

Çfarë eksploron mësimi i vetë-drejtuar (kursi)

Ky kurs eksploron mënyrat se si profesionistët e fëmijërisë së hershme mund të forcojnë mirëqenien emocionale, qëndrueshmërinë dhe ndjenjën e sigurisë te fëmijët përmes praktikave të ndjeshme, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në qasje të informuara nga trauma. 
Fushat kryesore përfshijnë:
  • Të kuptuarit e shëndetit mendor dhe mirëqenies emocionale të fëmijëve të vegjël në kontekste të përditshme;

  • Zbatimin e parimeve të Ndihmës së Parë Psikologjike në mjediset e fëmijërisë së hershme;

  • Mbështetjen e shprehjes emocionale, vetërregullimit dhe qëndrueshmërisë te fëmijët;

  • Ndërtimin e marrëdhënieve të besueshme dhe të ndjeshme me fëmijët dhe familjet;

  • Reflektimin mbi mirëqenien personale të profesionistëve, qëndrimet e tyre dhe rolin profesional;

  • Përdorimin e kartelave praktike të aktiviteteve dhe udhëzimeve për zbatim për të përkthyer të nxënit në praktikë të përditshme;

  • Punën në mënyra të ndjeshme ndaj kulturës, me vëmendje të veçantë ndaj komuniteteven dhe gjithëpërfshirjes

Kursi ndërthur sesione mësimore të strukturuara me mësim të vetë-drejtuar, duke ofruar mjete praktike dhe ushtrime reflektuese që mbështesin përmirësime të qëndrueshme në praktikën profesionale.

Kjo ofertë është projektuar për:

  • Edukatorë dhe profesionistë të fëmijërisë së hershme që punojnë me fëmijë të moshës 0–6 vjeç;

  • Punëtorë terreni (mediatorë), punonjës socialë dhe profesionistë të angazhuar në mbështetjen e familjes;


  • Profesionistë që punojnë me fëmijë dhe familje rome;

  • Trajnerë dhe lehtësues (fasilitator) në zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijërisë së hershme;

  • OJQ, organizata me bazë në komunitet dhe shërbime që mbështesin familjet nga grupet e cenueshme

Nuk kërkohet përvojë e mëparshme në shëndetin mendor apo Ndihmën e Parë Psikologjike.
Meet the instructors and learn more about the course.

Njihuni me Partnerët tanë të Njohurive

Ky kurs u zhvillua nga konsorciumi CHAVORE. I ndërtuar mbi ekspertizën e International Step by Step Association (ISSA) dhe iniciativës së saj Romani Early Years Network (REYN), CHAVORE shfrytëzon një partneritet transnacional në pesë vende për të zhvilluar arsim dhe kujdes gjithëpërfshirës dhe të ndjeshëm ndaj nevojave në fëmijërinë e hershme.

I financuar nga Komisioni Evropian, konsorciumi përbëhet nga anëtarë të ISSA-së, i udhëhequr nga Instituti për Kërkime Arsimore (Slloveni), dhe përfshin Open Academy Step by Step (OASbS), Partners Hungary Foundation (PH), Skola Dokoran – Wide Open School (SD), Kosovo Education Center (KEC) dhe ISSA Hub.
Write your awesome label here.

Develop your passion,
take your skills to the next level!

Online learning and training have become an essential part of our society. Here is one of the top platforms to create and sell online courses.